Koordinatori rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu ka zbuluar në studion e News24 si do të organizohet protesta kombëtare e radhës nga ana e opozitës, e cila do të mbahet në datën 29 tetor.
Balliu theksoi se do të merren masat e nevojshme për të siguruar që protestat të jenë efektive.
“Në Milot, Durrës, Tiranë do të ketë bllokime. Duhet të bllokohet çdo cep,” tha ai, duke bërë thirrje për angazhim nga qytetarët. Ai theksoi se protestat do të zhvillohen për fëmijët e qytetarëve dhe jo për kauzat e PD, duke i inkurajuar ata të bllokojnë edhe rrugët e lagjeve të tyre.
“Protesta do zgjasë sa të duan qytetarët, me orë të tëra do zgjasë,” shtoi Balliu.
“Ky është vazhdimi i mosbindjes civile që kemi paralajmëruar. Për këtë do të marrim masat e nevojshme. Në Milot, Durrës, Tiranë do të ketë bllokime. Duhet të bllokohet çdo cep. U bëj thirrje qytetarëve të bllokojnë rrugët e lagjeve të tyre, jo për PD, por për fëmijët e tyre. Protesta do zgjasë sa të duan qytetarët, me orë të tëra do zgjasë”, u shpreh ai.