“Ish-presidenti në gjendje të mirë shpirtërore, por ka revoltë”, avokati i Ilir Metës: Kur ishte në bllokun e sigurisë iu afrua dikush që…

Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, Genc Gjokutaj ka zbuluar në emisionin “Kjo Javë” se çfarë ka ndodhur me kreun e Partisë së Lirisë që prej momentit të arrestimit të tij.

Gjokutaj u shpreh se Metës i është komunikuar  masa në drejtorinë e policisë së Tiranës, pasi në momentin e arrestimit nuk i është treguar asnjë shkresë.

Ai shtoi se gjatë takimeve të tij me Metën, ky i fundit ka qenë në gjendje shpirtërore të mirë, por ka shprehur edhe një mërzi dhe revoltë ndaj mënyrës së arrestimit të tij.

I pyetur nga studio e News24 nga gazetarja Klodiana Lala në lidhje me një incident që Meta ka pasur natën e parë në bllokun e sigurisë, Gjokutaj tregoi se ish-Presidenti nuk ka pasur debate me personelin.

Gjokutaj zbuloi më tej se në një moment atij i është ofruar një avokat, të cilin Meta e ka refuzuar “me neveri” duke i thënë të largohet me tone të larta.

Gjokutaj: Ishte një rrëmbim antiligjor. Meta është shoqëruar në drejtorinë e Tiranës ku ka qëndruar për rreth 1 orë. Në drejtorinë e policisë i është komunikuar edhe vendimi, sepse forcat operacionale që e kanë marrë nuk kanë paraqitur asnjë shkresë. Nga drejtoria e policisë ai u përcoll në bllokun e sigurisë pranë burgut 302.

Unë e kam takuar për herë të fundit dje, por e kam takuar çdo ditë që nga arrestimi. Meta është në një gjendje shpirtërore mjaft të qetë. Sigurisht që ka atë mërzinë dhe revoltën e tij për mënyrën e marrjes në kundërshtim me procedurat. Në të kundërt, ai po merret me aktet e dosjes. Në seancën e verifikimit të masës që u krye në GJKKO ai ka mbajtur një fjalë rreth 55 minuta ku ka shpjeguar gjithë insinuimet që vendimi i gjykatës i ka atribuuar zotit Meta. Ai ka dhënë versionin e tij në lidhje me atë që ka ndodhur.

Lala: Sqaruat pjesën e procedurës për mënyrën e ndalimit. Nata e parë në bllokun e sigurisë për Metën nuk ka qenë e qetë dhe ka qenë në një situatë të agravuar. Ka patur debate edhe me punonjës të sigurisë në qelitë e izolimit.

Gjokutaj: Kjo nuk është fare e vërtetë. Zoti Meta sa ka qenë në bllokun e sigurisë me personelin nuk ka pasur fjalë. Ka pasur një moment që i është dërguar një avokat për ta marrë në mbrojtje dhe ai e ka refuzuar me neveri. Me zë të lartë i ka thënë që të largohet sepse ai nuk kishte mbetur pa mbrojtje. Ka shkuar dikush që ai nuk e njeh, i rekomanduar dhe tani po kujdesen që t’i vendosin një mbrojtje fiktive.


Arena e Lajmit

“Ish-presidenti në gjendje të mirë shpirtërore, por ka revoltë”, avokati i Ilir Metës: Kur ishte në bllokun e sigurisë iu afrua dikush që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook