Ndryshe nga takimet e mëparshme me diasporën, kryeministri Edi Rama ka deklaruar para emigrantëve shqiptarë në New York se kërkon që ata t’i bëjnë pyetje.
“Kam pasur një debat me miqtë dhe kolegët e mi për të marrë apo jo pyetje nga ju. Pjesa më e madhe thoshin se duhet të bëj një fjalim të gjatë e të mos marr pyetje, por duke qene se u keni ardhur këtu sot e fjalime nga unë i keni kollaj t’i dëgjoni”, u shpreh Rama.
“Nuk kam ardhur të them se Shqipëria është fushë me lule, përkundrazi, kemi ende shumë ferra për të pastruar. Kam ardhur këtu për të thënë se sa krenar jam për gjërat e mira, aq edhe i vetdijshëm për ato që mbeten për t’u bërë. Ndaj kam ardhur që t’u kërkoj që të vazhdojmë e të përmbushim së bashku misionin e nisur një dekadë më parë, për të bërë rrugën drejt Evropës të pakthyeshme përfundimisht dhe duke bërë për flamurin tonë atë që cdo shqiptar si këtu apo në Europë ka bërë për të ardhmen e vet, duke u bërë pjesë krenare e pandashme e bashkësisë ku sot jeton e punon.
Kam pasur një debat me miqtë dhe kolegët e mi për të marrë apo jo pyetje nga ju. Pjesa më e madhe thoshin se duhet të bëj një fjalim të gjatë e të mos marr pyetje, por duke qene se u keni ardhur këtu sot e fjalime nga unë i keni kollaj t’i dëgjoni, madje edhe në frigorifer ndonjëherë, për ata që më ndjekin shpesh, mund të duket sikur jam aty mes të tjerave që keni. Nuk mund të iki pa marrë disa pyetje nga ju dhe duke iu përgjigjur atyre, që natyrisht do na ndihmojnë që ky takim të trajtojë edhe çështje tuajat”, u shpreh Rama.