Rama iu premton shqiptarëve në New York: Në listën e deputetëve për zgjedhjet e 2025 do ketë dhe shqiptarë që jetojnë në emigracion

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij me shqiptarët në New York, u pyet nëse do të ketë në parlament përfaqësues të diasporës.

Rama premtoi se në listën e deputetëve për zgjedhjet e vitit 2025 do ketë edhe shqiptarë që jetojnë në emigracion.

“Pa mbështetjen e emigrantëve, Shqipëria do kishte hyrë në situata edhe më të rënda sesa ata që hyri, ku më e rënda ishte ajo më 1997. Emigrantët e mbajtën Shqipërinë në këmbë, me ndihmat e tyre për ekonominë e vendit. Sa i përket përfaqësimit të tyre në parlament, ne kemi hapur një platformë, ku bëjmë thirrje për të qenë deputet/ë edhe ata që jetojnë jashtë vendit.

Në listën e deputetëve për zgjedhjet e 2025 do të gjeni edhe shqiptarë që jetojnë në emigracion. Ju takoni ju që të jepni mbështetje me votë”, deklaroi Rama.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Rama iu premton shqiptarëve në New York: Në listën e deputetëve për zgjedhjet e 2025 do ketë dhe shqiptarë që jetojnë në emigracion

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook