Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij me shqiptarët në New York tha se Shqipëria është duke ndryshuar e bashkë me të, edhe imazhi i vendit tonë në Europë e botë.
Rama tha se krenarinë për vendin duhet ta bëjmë kartë-vizitë, kudo që shkojmë. Sipas Ramës, Shqipëria meriton të dalë në dritën ku e meriton.
“Kjo është përpjekje mbarëshqiptare për të ndryshuar Shqipërinë dhe imazhin tonë në botë. Na kanë trajtuar gjithmonë si vend që nuk meriton respekt. Na është dashur shumë punë për ta nxjerrë Shqipërinë në dritën ku e meriton. Ne krenarinë për Shqipërinë duhet ta bëjmë kartëvizitën e vendit tonë, të shtetit tonë dhe të çdokujt që ka pasaportë shqiptare apo pasaportë amerikane, ku thuhet se kombësia ime është shqiptare.
Ne po bëjmë një shtëpi krenare për të gjithë brezat që vijnë. Flamuri kuq e zi duhet të jetë në zemrën e çdokujt. Sot jemi kokëlart në çdo forum. Kudo ku ngrihet sot flamuri i Shqipërisë e dinë se flamuri i cilit vend është dhe e shohin me respekt”, deklaroi Rama.
(Arena e Lajmit)