Deputetja e PD Jorida Tabaku, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 të moderatores Nisida Tufa, tha se PD nuk ka ngërç me ndërkombëtarët.
Tabaku ka dhënë detaje në lidhje me manifestimin e grupit parlamentar të PD-së në Parlamentin Europian në Strasburg. Ajo tha se eurodeputetët kishin shqetësime për situatën në vendin tonë dhe se thanë se opozita përpos protestave, duhet që Partia Demokratike të paraqitet në zgjedhje me program dhe ekip.
Jorida Tabaku: PD nuk ka ngërç me ndërkombëtarët. Ne bëmë një fushatë ndërgjegjësimi në Parlamentin Europian. Ishte një akt solidarizimi. Na u tha në PE se është i pari që një grup parlamentar vjen këtu për të ngritur një çështje. U takuam me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister. Ndërgjegjësimi e arriti qëllimin e saj. Opozita bën edhe akte, që nuk perceptohen nga të gjithë njësoj. Shqetësimi i tyre është që opozita duhet të përdorë të gjitha platformat.
Incidentet në protesta mund të jetë për individë, që mllefin e shprehin në një mënyrë të caktuar. Shqetësimi i ndërkombëtarëve është që PD të paraqitet me ekip, program, të ketë protesta, me qëllim që të ngrihen kauzat. CDU mbështeti PD-në. Është thyer akulli që thonë të gjithë me ndërkombëtarët. Takimet në Gjermani ishin ndër më të mirat që kam pasur. Zgjedhjet dhe qeveria teknika ishin fokusi kryesor. Ndërkombëtarët duhet të shikojnë më nga afër situatën në Shqipëri.
(Arena e Lajmit)