Dhunoi bashkëshorten, policia i gjen në shtëpi edhe një pistoletë/ Arrestohet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar u arrestua nga Policia e Lezhës për dhunë në familje. Më konkretisht M.G, 37 vjeç, u arrestua pasi dhunoi bashkëshorten e tij, ndërsa në banesë iu gjet edhe një pistoletë që e mbante pa leje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë menjëherë pas njoftimit të marrë për një rast dhune në familje ku  bashkëshorti dhunonte bashkëshorten dhe mbante armë zjarri pa leje, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e  përshkallëzimit të dhunës dhe kapjen e autorit.

Në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M. G., 37 vjeç, banues në Lezhë.

Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, është kryer kontroll në banesën e shtetasit të arrestuar,  ku Policia  gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale  armë zjarri pistoletë e municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve  luftarake dhe municionit””, njoftoi Policia.


Arena e Lajmit

Dhunoi bashkëshorten, policia i gjen në shtëpi edhe një pistoletë/ Arrestohet 37-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook