Aksident i rende ne aksin Lezhe-Laç. Dy automjete janë përplasur njëra me tjetrën ku për pasojë e goditjes se forte njëra nga makinat ka përfunduar ne kanal ne ane te rrugës.
Sipas burimeve ne vendngjarje, ne automjetin qe goditi murin rrethues kane mbetur te plagosur dy persona te cilët u dërguan ne urgjencën e spitalit Rajonal te Lezhës.
Ndërkohe sipas te njëjtave burimeve është dashur ndërhyrja e policisë, punonjësve zjarrfikës dhe banoreve për te nxjerre te dëmtuarit nga automjeti qe përfundoi ne kanal. Policia ndodhet ne vendngjarje e cila po punon për shkaqet e plota te këtij aksidenti