Goleadë ndaj Bochum, Bayern komandon Bundesligën (VIDEO)

Bayern nuk has aspak vështirësi në fushën e Bochum, teksa fitoi me shifrat 0-5, në ndeshjen e vlefshme për Bundesligën. 3 pike me shumë peshë për ekipin e Kompany, që rikthehet te suksesi, pas dy barazimesh.

Bavarezët mbyllën llogaritë  që në pjesën e parë. Mysafirët zhbllokuan shifrat me anë të Olise, pas 16 minutash lojë. Mesfushori francez u tregua i saktë, duke dërguar topin pas shpinës së portierit.

Në minutën e 26-të, Musiala shfrytëzoi në maksimum një krosim të Kimish, duke realizuar me një goditje me kokë. Me avantazhin e dy golave, Bayern shkoi i qetë në dhomat e zhveshjes.

Në të 58-tën, goli i Kejn thelloi shifrat, me një gjuajtje me të majtën nga brenda zonës. Festivali i golave nuk kishte përfunduar ende, pasi edhe Sane dhe Koman lanë gjurmët e tyre, përkatësisht në minutat 65 dhe 71.

 

Bayern kryeson kampionatin me 20 pikë, po aq sa ka Leipzig i vendit të dytë, sakaq kampionët e Leverkusen kanë 15 pikë dhe janë në vendin e 3-të.

(J.S/)


Arena e Lajmit

Goleadë ndaj Bochum, Bayern komandon Bundesligën (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook