VIDEO/ Thriller pa fitues në Derby D’Italia, Inter dhe Juve ndajnë pikët

Nuk ka fitues në Derby D’italia. Inter dhe Juventus barazojnë 4-4, në një ndeshje të Serie A që nuk sugjerohet për persona që kanë probleme me zemrën.

Zikaltërit fituan penallti pas çerek ore lojë, pas një kontakti Thuram-Danilo. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Zielinski, i cili mposhti Di Gregorio. Bardhezinjtë përmbysën shifrat shumë shpejt me Vlahovic dhe Ëeah. Kampionët e Italisë u kthyen në lojë me një gol të bukur të Mkhitaryan. Interi mori zemër dhe “tundi rrjetën” sërish me Zielinskit, nëpërmjet një penalltie.

Në pjesën e dytë, të besuarit e Inzaghit thelluan shifrat me Dumfries, por nuk ishte e thënë sa i takon menaxhimit të rezultatit. Djemtë e Mottas barazuan falë dopietës së Yildiz.

Në fund u mbyll 4-4, Inter renditet në vendin e dytë, Juventus në vendin e 3-të.

(J.S/)


Arena e Lajmit

VIDEO/ Thriller pa fitues në Derby D’Italia, Inter dhe Juve ndajnë pikët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook