“Opeli” dhe “Fordi” të përmbysur anës rrugës/ Zbardhet dinamika e aksidentit të trefishtë në aksin Lezhë -Laç, viktima ende i paidentifikuar (VIDEO)

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksidentin e ndodhur pak më parë në aksin Lezhë-Laç.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se sipas të dhënave paraprake, mjeti tip “Opel” ku udhëtonte viktima, ka qenë duke kryer një parakalim kur është përplasur fillimisht me mjetin tip “Ford” dhe pas saj ka goditur një tjetër makine tip fuoristradë “Toyota land cryserqe” vinte përballë saj.

Si pasoje e humbjes se kontrollit, autovetura është përmbysur.

Nga plagët e marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i “Opelit”. Mësohet se viktima është ende i paidentifikuar, ndërsa sa i përket moshës, mendohet të jetë rreth 30-vjeç.


Arena e Lajmit

“Opeli” dhe “Fordi” të përmbysur anës rrugës/ Zbardhet dinamika e aksidentit të trefishtë në aksin Lezhë -Laç, viktima ende i paidentifikuar (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook