Sheikët hedhin sytë nga Broja, mision vëzhgimi për firmën me sulmuesin shqiptar

Armando Broja përfundon në radarët e sheikëve të Njukasëll. Sulmuesi shqiptar ka ende të paqartë të ardhmen e tij me Çelsin, sidomos pas ndryshimit të pronësisë e kështu, shumë klube janë vënë në garë për të siguruar shërbimet e futbollistit të talentuar.

BROJA

Në mediat britanike kanë qarkulluar shumë emra skuadrash të gatshme që të hedhin hapin për futbollistin në merkaton e verës, me Uest Hem e Brajton që duan ta huazojnë, apo Sauthempton që kërkon të bëjë përfundimtar transferimin e tij pas një edicioni mjaft të suksesshëm në radhët e tij si i huazuar.

Por në Angli bëjnë të ditur se Njukasëll ka dërguar skautë që të ndjekë Brojën në stadium në paraqitjet e fundit, e kjo do të thotë se po përgatitet që të bëjë një hap konkret për firmën e tij. Sigurisht, me forcën financiare të Njukasëll që sponsorizohet nga sheikët e Arabisë Saudite, një tentativë e këtij klubi për Brojën do të largonte pjesën më të madhe të konkurrencës për futbollistin. Por mbetet të shihet qëndrimi i Çelsit apo edhe vetë lojtarit i cili me siguri nuk dëshiron të kalojë në një skuadër ku nuk i garantohet se do të luajë rregullisht.

Arena e Lajmit


Loading…

Sheikët hedhin sytë nga Broja, mision vëzhgimi për firmën me sulmuesin shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook