Mbërrin në Durrës anija “Moliva” me qindra kontejnerë me mbetje toksike

Anija “Moliva” me mbi 200 kontenierë që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, ka mbërritur në portin e Durrësit mëngjesin e së hënës, ndonëse nuk është ankoruar ende në Port.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “” se anija Moliva me 200 kontejnerë me mbetje të rrezikshme ka ndaluar 1.5 milje nga Porti në Radë.

Ngarkesa që besohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, ishte nisur nga Shqipëria në korrik të këtij viti me destinacion Tajlandën e cila e refuzoi atë pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara. Nuk është e qartë se si do të veprohet në këtë rast nga autoritetet shqiptare, të cilat thanë se, përsa kohë çështja është nën hetim, i takon Prokurorisë të përcaktojë procedurat që do të duhet të ndiqen.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme përfaqësues të PD dhe shoqërisë civile, kanë protestuar në hyrjen para portit.

Anija Moliva
Anija Moliva


Arena e Lajmit

Mbërrin në Durrës anija “Moliva” me qindra kontejnerë me mbetje toksike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook