“E çmendur dhe e bukur”, Inter-Juve, gola dhe rekorde

Inter-Juve, derbi i Italisë, i 252 në histori, rezultoi një sfidë spektakolare. 8 gola shënuar, vetëm dy herë më parë ishin shënuar kaq shumë, e shijuan pafund tifozët, por me siguri jo Inzaghi dhe Motta. Zikaltërit shpërdoruan një shans të artë për të mbajtur hapin e Napolit kryesues, shpërdoruan avantazhin e dy golave, ndërsa “Zonja e Vjetër” pësoi plot 4 gola, e të mendosh që në tetë javë në Serie A kishin pësuar vetëm një gol.

Inzaghi nuk besoi sërish Asllanit, asnjë minutë për mesfushorin kuqezi, por i dhuroi një fanellë titullari Zielinski-t, me mesfushorin polak që hapi siparin e golave duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Juve reagoi fuqishëm ku brenda gjashtë minutave, Vlahovic dhe Weah goditën Inter në zemër të mbrojtjes duke përmbysur rezultatin në 1-2.

Të shtyrë nga tifozët në “San Siro”, Inter mori sërish kontrollin e lojës, në minutën e 35-të, Mkhytarian barazoi shifrat në 2-2 me një goditje të saktë, ndërsa dy minuta më pas, Inter fitoi një tjetër 11-metërsh. Zielinski u tregua sërish perfekt duke rikthyer vendasit në avantazh, për herë të parë në historinë e derbit u realizuan 5 gola në pjesën e parë.

Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 53-të, Dumfries me një goditje të saktë brenda në zonë dërgoi shifrat në 4-2 duke krijuar iluzionin se do të dilnin me pikë të plota. Motta hodhi në fushë Kenan Yildiz me turkun që rrëmbeu skenën duke realizuar një “dopietë” golash.

Yildiz bëhet lojtari më i ri që realizon të paktën dy gola në derbi, gjithashtu lojtari i parë që realizon një “dopietë” si zëvendësues. Yildiz u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes. Spektakli që dhuruan dy ekipet në derbin e Italisë u pasua edhe në të përditshmet italiane:

  • foto galeri
  • foto galeri

“E çmendur dhe e bukur, Inter-Juve, 8 gola për Conten”, shkruan La Gazzetta. “E shijon Conte. Në San Siro një ndeshje për Premier League, por feston Antonio”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport.

()


Arena e Lajmit

“E çmendur dhe e bukur”, Inter-Juve, gola dhe rekorde

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook