LEZHË
Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një aksidenti të rëndë paraditen e sotme në Lezhë.
Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “” se aksidenti ndodhi rreth orës 09:30, në fshatin Dajç.
Një motomjet me drejtues shtetasin F. M., rreth 30 vjeç, është përplasur me mjetin bujqësor zetor me drejtues shtetasin G. D. Si pasojë është dëmtuar shtetasi F. M., i cili është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.