LAJMI I FUNDIT/ Dhunonte dhe kanoste me armë zjarri gruan dhe fëmijët, arrestohet 60-vjeçari në Kukës

Kukës/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kukës, operacioni policor i koduar “Reaction”.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje, në fshatin Arrën.

Arrestohet në flagrancë 60-vjeçari që ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes të tij, si dhe kanoste atë dhe fëmijët e tyre, me armë zjarri.

Sekuestrohen 3 armë zjarri dhe municion luftarak, që i posedonte 60-vjeçari, në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas njoftimit se një shtetas ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij dhe i kanoste ata me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reaction”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., 60 vjeç, banues në fshatin Arrën.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit R. S. dhe në vendin afër banesës, ku ai u kap në flagrancë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Arena e Lajmit

LAJMI I FUNDIT/ Dhunonte dhe kanoste me armë zjarri gruan dhe fëmijët, arrestohet 60-vjeçari në Kukës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook