Kriza e Man.United nuk njeh as fund e as limit duke e bërë situatën më shumë se sa shqetësuese. “Djajtë e kuq” pësuan një tjetër humbje, këtë herë në transfertë përballë West Ham, një humbje 2-1 që i sposton në vendin e 14-të në Premier League. Ekipi i Ten Hag nuk njihet në fushë me lojtarët që duken sikur çdo javë presin shkarkimin e holandezit, por stafi drejtues vijon të bëjë llogari pasi shkarkimi i tij vjen me një faturë shumë të kripur, i vetmi detaj që vijon ta mbajë në stol.
Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të pa prekura, West Ham kaloi në avantazh në minutën e 74-ët, por 7-të minuta më pas Casemiro riktheu baraspeshën. Në shtesë, në minutën e 92-të, West Ham fitoi një penallti shumë të kontestuar, e konvertuar në gol nga Bowen duke i shkarkuar United humbjen e katërt në Premier League. Siç ka ndodhur shpesh këtë periudhë, menjëherë mediat flasin për një shkarkim të Ten Hag.
Një fitore të rëndësishme siguroi këtë javë Chelsea, me blutë që mposhtën Newcastle me rezultatin 2-1. Jackson kaloi fillimisht Chelsea në avantazh, por në minutën e 32-të Isak rikthehu baraspeshën. Me fillimin e pjesës së dytë ishte Cole Palmer realizoi golin tre pikësh për Chelsea, një sukses që i vendos londinezët në vendin e 5-të në Premier League në kuotën e 17 pikëve.
Vijon sezonin me ulje ngritje Tottenham, me “gjelat” që pësuan një humbje minimale 1-0 në transfertë përballë Crystal Palace.
()