Ka në dorë “fatet” e plotësimit të grup kapitujve të parë me BE-në, Xhafaj detaje për komisionin Anti-korrupsion: Do punojmë me ekspertë vendas e të huaj! Procedura që do ndiqet

Kreu i komisionit anti-korrupsion, Fatmir Xhafaj, por jep një konferencë për shtyp në lidhje me punën e komisionit parlamentar Anti-Korrupsion.

Ai u shpreh se drafti mbi punën e komisionit do të ndjekë një proces kompleks, ku fillimisht do të trajtohet në 12 tryeza diskutimi, më tej do të diskutohet me grupet e interesit dhe institucionet për t’i kaluar më pas ekspertëve vendas e të huaj që do të shohin përputhshmërinë e raportit analitik me rekomandimet e BE.

Xhafaj shtoi se më tej drafti do të kalojë në komision për t’u diskutuar.

Përkundër çdo kritike që nuk ka munguar këto kohë, kemi pritur me padurim këtë moment sepse donim të dilnim me një bilanc konkret të punës së bërë.
Sipas parashikimit në rezolutë për ngritjen e komisionit jemi në fazën e 1, përpilimi i dokumentit analitik. Draft për mirëqeverisje, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit.
Po projektojmë një proces të gjerë konsultimi.
12 tryeza diskutimi, ku do marrin pjesë grupet e interesit, biznesi, profesionistë etj.

Do të organizohen forumet e dialogut qytetar për problemet e ndjeshmet për ta, që do zhvillohen në nivel vendor dhe në universitete.
Drafti do të konsultohet me grupet e interesit dhe institucionet.

Draft- dokumenti analitik do u jepet edhe ekspertëve dhe konsulentëve ndërkombëtar për të konsultuar përputhshmërinë me rekomandimet e BE dhe legjislacionin.
Në përfundim, gjithçka e konkluduar do u jepen grupeve të ekspertëve për ti pasqyruar në draft, që do t’i kalojë më tej komisionit për diskutim.

Një proces kaq kompleks ka nevojë për ekspertë vendas e të huaj. Ekspert i nivelit të lartë që do funksionojë si i pavarur.
Aktualisht 70 ekspertë të propozuara nga institucionet e pavarura, universitetet, shoqëria civile dhe biznesi”, tha ai.

()


Arena e Lajmit

Ka në dorë “fatet” e plotësimit të grup kapitujve të parë me BE-në, Xhafaj detaje për komisionin Anti-korrupsion: Do punojmë me ekspertë vendas e të huaj! Procedura që do ndiqet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook