NBA/ Clippers fiton supersfidën ndaj Warriors, start jo pozitiv për Milwakee

Vijon spektakli i NBA. Sfida më e fortë e së djelës ishte ajo mes Golden State Warriors dhe Los Angeles Clippers. Ishin kalifornianët që fituan me rezultatin 112-104 ndaj Golden State, duke i shkaktuar ekipit të Warriors humbjen e parë sezonale. Ndeshje mjaft e mirë e Ivica Zubac, që realizoi 23 pikë e 18 rebound për Clippers, mbështetur edhe nga Harden me 23 pikë e 11 asist. Wiggins realizoi 29 pikë për Golden State, por që s’mjaftuan.

Ndërkohë nuk e ka nisur mirë sezonin Milwakee Bucks, teksa ata pësuan një tjetër humbje, duke u mposhtur 115-102 nga Brooklyn. Antetokounmpo e mbylli me 22 pikë e 21 rebound, që gjithsesi rezultuan të pamjaftueshme, ndërkophë që dyshja Thomas-Schroder për Nets ralizoi 61 pikë.

I pamposhtur ndërkohë mbetet ekipi i Oklahomës, që kryeson në Perëndim me 3 fitore, po aq sa edhe Lakers. Ekipi i Oklahomës mundi 128-104 Atlanta, me të zakonshmin Alexander Shai protagonist, autor i 35 pikëve, mbështetur edhe nga Holmgren me 25 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Philadelphia korri fitoren e parë, duke mundur 118-114 Indiana jashtë fushe, ndërkohë që Portland mposhti New Orleans 125-103.


Arena e Lajmit

NBA/ Clippers fiton supersfidën ndaj Warriors, start jo pozitiv për Milwakee

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook