Skuadra gjermane, Darmhstad, nuk e arriti dot objektivin e saj për t’u ngjitur në Bundesligë sezonin e ardhshëm, edhe pas fitores përballë Paderborn në ndeshjen e fundit me rezultatin 3-0.
Skuadra ku aktivizohet mesfushori shqiptar, Klaus Gjasula, përfundoi me pikë të barabarta me Hamburgun, por golavarazhi ishte ai që bëri diferencën midis dy ekipeve.
Ky është një zhgënjim për ekipin dhe mesfushorin e Kombëtares, i cili edhe pse nuk luajti ndeshjen e fundit, sërish ka dhënë një performancë fantastike përgjatë këtij sezoni me Darmshtadin.
Nga ana tjetër, për Paderbornin u aktivizua mesfushori i ri shqiptar, Marvin çuni, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit.
RENDITJA:
Arena e Lajmit
Loading…