Sot Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mbajtur një mbledhje përpara mbajtjes së seancës parlamentare.
Gazetari Osman Stafa raporton për Arena e Lajmit se grupi parlamentar i PD-së ka vendosur që në seancë sot të shkojnë vetëm deputetët e Partisë Demokratike, që nuk janë të përjashtuar.
Kjo nënkupton që sot me shumë mundësi nuk do të shikojmë tensione në Kuvend.
Ndërsa, në mbledhje është folur edhe për protestën opozitare, që pritet të mbahet nesër.
(Arena e Lajmit)