Video/ Berisha e quajti SPAK “strofull kriminelësh”, Zheji: Doktori nuhat diçka. Lubonja: Janë të kapur, nuk mbrojnë

Pikat Mbi I433

Analistët Artur Zheji dhe Fatos Lubonja komentuan në studion e “Pikat mbi I” në Neës 24, deklaratën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha se SPAK është “një strofull kriminelësh”.

Zheji u shpreh se Berisha diçka nuhat që bën këto deklarata, ndërsa Lubonja u shpreh se SPAK ka treguar në disa raste që është i kapur.

Debati në emision

Zheji: Nuk i përket një politikani (Berisha) të thotë për një organ të drejtësisë të thotë “strofull kriminelësh”. Më duket shumë e egër dhe siduket Berisha nuhat diçka që nuk e dimë. Fakt është që u bë një operacion i madh. Berisha nuk pati asnjë opinion për vrasjen e 25 prillit në Elbasan, tani u zbulua që ka qenë një inskenim i Gaz Bardhit.

Lubonja: Zheji nuk tha thelbin e asaj që tha Berisha. Nëse ka krim më të madh që mund të ndodhë në një vend është blerja e votës. Hiqi të gjitha, ai prokurori tha se nuk kishte dokumente që tregojnë blerjen e votës. Si ka mundësi që ky prokuror të shkojë në SPAK? SPAK që duhet ta kishte arrestuar këtë, e merr atje. Kaq e thjeshtë është historia, të tjerat janë llafe. Dolën provat në gjyq dhe doli që ata kishin dokumente që provonte blerjen e votave në Elbasan. Pse e kanë vetting-un këta? Ky njeri tani shkon në SPAK. A mjafton kjo për ta quajtur SPAK-un skandal? Ndoshta jo. Janë gjithashtu provat e transferimit të dosjes së vjedhjes së votave. Na doli historia e patronazhistëve. SPAK në vend që të merret me patronazhistët merr në hetim Shkullakun dhe Bushatin. Ka kundërargumente të shumtë në favor të tezës që SPAK është i kapur, mbron. Është Rama kaq i fuqishëm që kap SPAK-un? Unë nuk them Rama vetëm, por Rama në krye të një sistemi. Rama është aty si një kryeministër që i shërben një pakice oligarkësh që grabit këtë vend. Ca që vjedhin dhe kanë ndërmend të vjedhin, kanë nevojë për një kryeministër të ndershëm? Jo. Ca që vjedhin kanë nevojë për një drejtësi që ti kapë? Jo. Atëherë do të përdorin të gjitha pushtetet e tyre, që nga pushteti i kryeministrit, do përdorin të gjitha format që të mbajnë në këmbë këtë sistem.

Zheji: Ne jemi të mbytur, të mbaruar, nuk kemi asnjë shpresë, e vetmja shpresë është ajo që thotë doktori, për revolucion.

Lubonja: Po cke me doktorin.

Zheji: Ai e sulmoi SPAK, tha është strofull kriminelësh. Kemi një sulm simetrik, herë Rama që i bie SPAK, tani i bie doktori. Jam dakord për atë prokurorin që ka bërë dëshmi të rreme, ku u zhdukën ca prova, u zhdukën gjithë kamerat. Këtu Gaz Bardhi ishte në mbrojtje të votave të demokratëve. Tani Berisha e sulmon për vdekje. Unë këtë gjë e kam parë shumë herë dhe kjo nuk më çon në rritje opozitare. Po të jetë kështu, i bie që të vetmen shpresë të mos kemi SPAK, prokurorinë, ndërkombëtarët, por një revolucion dhe të dalë ku të dalë. U pa edhe bojkoti, edhe sulmet ndaj kryeministrisë që nuk arritën dot ta rrëzojnë systemin. E dhimbshme është kur shohim se si majmen dhe si kalojnë makinat e tyre të shtrenjta, por më mirë një system demokratik jo perfekt, sesa një revolucion që nuk i dihet si shkon. Nëse do kemi sulme nga të dyja krahët do të ketë demoralizim në radhët e SPAK. i sulmon kryeministri rëndshëm, i sulmon edhe kreu i opozitës, Berisha. Megjithatë njerëzit besojnë të SPAK.

Lubonja: E kuptoj argumentin e Zhejit që thotë ‘sduam revolucion’. Unë them se ne nuk bëjmë dot revolucion, e bëjnë shqiptarët duke ikur. Shqiptarët nëse kanë ndonjë shpresë, është një shpresë e rreme sipas meje, që prapë SPAK janë amerikanët që na duan të mirët dhe SPAK i mbështetur nga amerikanët do të bëjnë atë që nuk e bënë dot partitë shqiptare. Unë e hedh poshtë këtë shpresë sepse nuk besoj që amerikanët prioritet këtu drejtësinë apo luftën kundër korrupsionit, por kanë prioritet gjeopolitikën. Kjo është kundra tezës që amerikanët me SPAK do na sjellin ne demokracinë. Unë kam pritur dhe po pres të keqen. Ia kam thënë edhe Donald Lu-së. Ishte rasti i Kroacisë, që do futet Meta dhe Berisha në burg dhe SPAK po vepron. Çfarë do ndodhë me këtë? Do ndodhë Akoma më thellë ajo që ndodhi me non gratan, shkatërrimi i opozitës. Prapaskenë ishte që u shpall non grata Berisha? Kjo ishte në skenë. Arrestimi i këtyre ëhstë drejtësi selective, por është shkatërrim i opozitës dhe i kundërshtarëve politikë të Edi Ramës. Unë këtë kam frikë se do ndodhë me SPAK. Megjithatë mund ta lëmë një dritare hapur, që dikush ka kurajo aty dhe hap process edhe për Ramën apo këta që janë në pushtet.

Video/ Berisha e quajti SPAK “strofull kriminelësh”, Zheji: Doktori nuhat diçka. Lubonja: Janë të kapur, nuk mbrojnë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook