Xhavit Shala: Universiteti Luarasi, pararojë në fushën e sigurisë. Ja masteri që kontribuon prej 6 vitesh në…

Në podcastin EduVision në News24 është diskutuar mbi sigurinë kombëtare.

I pranishëm në studio ishte pedagogu i Universitetit Luarasi, profesor Xhavit Shala. Duke folur për masterin në fushën e sigurisë në këtë Universitet, Shala tha se “Luarasi” është nga të vetmit në Shqipëri, si institucion jopublik, që ka një master të tillë.

“Nisma është marrë 6 vjet më parë, me një grup profesorësh që Universiteti Luarasi të kontribuonte në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Është akredituar njëherë, jemi në proces akreditimi, është një master në nivel profesional, dhe shumë studentë që janë diplomuar në këtë master, tashmë janë emëruar në funksione në strukturën e rendit dhe sigurisë në Shqipëri. Universiteti Luarasi ka dhënë një kontribut në fushën e rendit dhe sigurisë në Shqipëri, përsa i takon përgatitjes së kuadrove”, tha Shala.

Ai tha se ky është një master që kuotat plotësohen shumë shpejt dhe ka një përmirësim dhe përsosje të programeve.

“Siguria sot është malli më i shtrenjtë në treg. Nëse s’ke siguri nuk mund të gëzosh asgjë. Kush përfundon këtë master merr një njohuri të nevojshme në nivel specialisti dhe menaxhimi në aspektin e strukturave në fushën e sigurisë”, tha Shala.

Ai tha se Universiteti Luarasi ka qenë në pararojë në fushën e sigurisë, duke sqaruar se ka pasur një program ku izraelitët kanë trajnuar njerëz, përsa i takon kësaj fushe.

Ai tha se siguria garantohet duke bashkëpunuar si në aspektin Rajonal ashtu edhe ndërkombëtar. “Ballkani është një kompleks sigurie, ka bërë përparime, por gjithmonë kemi të bëjmë me një proces kompleks”, tha Shala.

Kombet për të zgjidhur çështjet e tyre të sigurisë, tha Shala, krijojnë edhe aleancat e tyre, që lidhen me kulturat tradicionale që kanë.  “Për shqiptarët, ne jemi komb me orientim perëndimor, por për shkak se mbetëm për shumë vite nën perandorinë otomane dhe më pas komunizmi, mbetëm në lindje. Sot ne jemi aty ku realisht duhet të ishim, në Perëndim”, tha Shala.

Whatsapp Image 2024 10 28 At 20.07.42
Whatsapp Image 2024 10 28 At 20.07.42

Duke folur për sfidat e sigurisë së brendshme në Shqipëri, Shala tha se kërcënimet e brendshme dhe të jashtme janë ndërthurur shumë.

“Shqipëria nuk ka çështje me trazira, këto që ndodhin këtu kanë të bëjnë më shumë me demokracinë. Ajo që duhet të bëjë Shqipëria është lufta ndaj krimit të organizuar, kjo na kërkohet sot edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Rumania, Bullgaria, pra vendet e Lindjes, para se të hynin në BE, kanë pasur të njëjtat probleme që kemi ne sot. Pra ne jemi në të njëjtin shtrat si këto vende. Për të luftuar një kërcënim për sigurinë sikundër është krimi i organizuar, duhet një vullnet politik, ne kemi strategjitë për të luftuar krimin e organizuar”, tha Shala.

Ai tha se hetuesit e BKH sot po trajnohen nga SHBA dhe Britania e Madhe që kanë përvojë në luftën ndaj krimit të organizuar.


Arena e Lajmit

Xhavit Shala: Universiteti Luarasi, pararojë në fushën e sigurisë. Ja masteri që kontribuon prej 6 vitesh në…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook