Takimi i Ramës me diasporën në New York/ Lubonja: Po krijohet një parti-shtet. Partia e kryeministrit fiton se posedon pushtet ekonomik

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Open në News 24 ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në New York.

Lubonja tha se PS po bëhet parti-shtet, aq sa nuk kuptohet nëse Rama ka shkuar në SHBA si kryeministër apo si kryetar i Partisë Socialiste. Sipas Lubonjës, ka shumë gjasa që PS fiton më shumë vota në diasporë, pasi posedon pushtet ekonomik.

Fatos Lubonja: Te patronazhimi, thuhej në një vend që ky shtetas që po patronazhojmë ka këtë hall a atë hall. Pra, promovohet partia-shtet. Edhe në këtë shfaqje që pamë, nuk ndahet partia nga shteti. Tani nuk e kemi të qartë, Edi Rama në Nju Jork shkon si kryetar i PS apo si kryeministër.

Po krijohet një parti-shtet. Diaspora në shumicë do votojë partinë e Ramës, për shkak të fuqisë ekonomike që posedon. Diaspora voton për qeverinë, edhe sepse ata që jetojnë jashtë janë të prirur ta votojnë partinë në pushtet, sepse në atë parti shikojnë shtetin shqiptar.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Takimi i Ramës me diasporën në New York/ Lubonja: Po krijohet një parti-shtet. Partia e kryeministrit fiton se posedon pushtet ekonomik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook