Sherr mes dy burrave në Maliq, i riu akuzon pronarin për lidhje me gruan e tij, dyshohet se do e prostituonte. Më herët nëna e dy fëmijëve…

Dy persona janë konfliktuar në Maliq, teksa një prej tyre është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia. Motivi i sherrit ka qenë një lidhje e krijuar mes një 37-vjeçari, pronar i një stalle dhe një 25-vjeçareje, nënë e dy fëmijëve, e cili ishte e punësuar në stallën e tij bashkë me burrin.

Ka qenë ky i fundit që ka akuzuar pronarin për një lidhje me gruan e tij, teksa dëshmia dhe hetimet e mëtejshme kanë zbuluar të tjera motive.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Petrushë të bashkisë Maliq. Policia sqaron se çifti i bashkëshortëve u punësuan nga 37-vjeçari, por ky i fundit kishte qëllime të tjera me nënën e dy fëmijëve të mitur. Sipas hetimeve nga policia dyshohet se 37-vjeçari ka pasur qëllim edhe prostituimin e gruas, e cila edhe me herët kishte qenë viktimë e një trafikimi për prostitucion në shtetin grek.

Mësohet se e reja ishte prostituuar në Athinë nga dy kushërinj të pronarit të stallës për një periudhë 6-mujore. Pas kthimit në Shqipëri ajo ishte punësuar në stallën e 37-vjeçarit së bashku me bashkëshortin.

Nisur nga ky fakt, dhe marrjen në pyetje të nënës se dy fëmijëve, bashkëshortit të saj dhe pronarit të stallës, dyshohet se lidhja jashtë martesore kishte për qëllim prostituimin përsëri të saj.

Krahas procedimit për veprën penale të “dëmtimeve të tjera me dashje” në ngarkim të 37-vjeçarit, çështja i ka kaluar për hetime të mëtejshme seksionit të trafiqeve në DVP Korçë për zbardhjen e plotë të rastit.


Arena e Lajmit

Sherr mes dy burrave në Maliq, i riu akuzon pronarin për lidhje me gruan e tij, dyshohet se do e prostituonte. Më herët nëna e dy fëmijëve…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook