“Po mundohet të kapë KLSH-në”, Braçe i revoltuar te “Ekonomia”: Nuk e fal dashakeqësinë! S’guxojmë të flasim se do kthehemi në tabelë qitjeje

Shumë i revoltuar ka qenë deputeti Erjon Braçe në fjalën e tij në Komisionin e Ekonomisë.

Ai u shpreh se çdo herë që flet, fjalët e tij keqpërdoren, dhe akuzohet pa të drejtë që me anë të propozimeve për KLSH po tentohet kapja e këtij institucioni.

Braçe u shpreh se nuk ka asnjë interes për diçka të tillë, përveçse të bëjë punën e tij.

“Bëhen lajme se Braçe do të kapi KLSH-në. Dje ka ndodhur një gjë tjetër. Braçe do të kthejë KLSH në audit të brendshëm të qeverisë. E toleroj padien, por keqdashjen nuk e toleroj. Nuk vendos të mos flas sepse nëse hap gojën nesër do të jem sërish tabelë qitjeje.
Dal në portale kur jam në të drejtën e zotit të bëj punën time dhe të bëj propozime që vënë në punë.
Kjo na bën që ta qepim, sepse ndryshe jemi tabelë qitjeje.
Tre propozimet e mia nuk cënojnë asnjë gram pavarësinë e KLSH, sepse është një institucion tërësisht i pavarur”, u shpreh ai.


Arena e Lajmit

“Po mundohet të kapë KLSH-në”, Braçe i revoltuar te “Ekonomia”: Nuk e fal dashakeqësinë! S’guxojmë të flasim se do kthehemi në tabelë qitjeje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook