Ivan Gvozdenovic, tekniku i Skënderbeut tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes ndaj Partizanit.
“Nëse shikojmë pikët, mund të themi se kemi marrë maksimumin në dy transferta. Ishin dy ndeshje të vështira. Katër pikë janë mirë për ne. Ndeshja ndaj Elbasanit nuk ishte e lehtë. Me katër pikë jemi në rregull.
Nuk di çfarë të them për kartonët. Unë nuk flas kurrë për arbitrat. Kartoni i kuq ishte i drejtë, por për të tjerët nuk e di. Kjo është situata. Kemi probleme me 3-4 lojtarë. Me stafin do vendosim për formacionin. Ishin shumë kartonë ndaj Elbasanit. Tani të shikojmë si do të rregullojmë.
Bismark është jashtë, Prençi po ashtu, Doka, Janaqi, Nikaj dhe Gërço. Vangjeli është në dyshim. Unë kam besim te lojtarët ë tjerë. Kam besim se nesër do të japin maksimumin dhe fortë. Në një ambient perfekt, me tifozë. Fusha do të jetë e mirë. Kemi një kundërshtar të fortë. Kemi respekt për Partizanin, por ne jemi Skënderbeu. Lojtarët e tjerë janë gati të kapin rastin.
Është një ndeshje e vështirë. Janë dy skuadra të mira përballë. Edhe ata kanë mungesa. Do fitojë kush është më i mirë në fushë. Jemi pak favoritë, sepse luajmë në shtëpi, por pres një ndeshje të fortë.
Unë asnjë herë nuk flas për rezultatin para ndeshjes. Ne jemi të fokusuar për pikët maksimale. Ne jemi të përqendruar për të bërë maksimumin. Do provojmë të marrim pikët maksimale, por do të flasim pas ndeshjes”- tha ai.