Ka nisur mosbindja civile e Partisë Demokratike, për bllokim të akseve kryesore në vend.
Është bllokuar aksi rrugor në dalje të Tiranës.
Pavarësisht protestës dhe faktit se qytetarët kanë bllokuar mjetet, ata kanë lejuar dy ambulanca që të kalojnë.
Mosbindja civile nisi që në orën 17:00, duke bllokuar 6 akse kryesore në vend.
(Arena e Lajmit)