Një qytetar ka protestuar në mënyrë të veçantë në rrugën e Milotit, në mosbindjen civile të Partisë Demokratike.
Qytetari tha se komunizmi duhet të rrëzohet e bashkë me të edhe kryeministri Edi Rama. Ai u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha po qëndron në “arrest shtëpie” vetëm pse është atdhetar.
“Jetën e japim dhe Berishën s’e japim. Sali Berisha rri në burg vetëm pse është atdhetar. Lironi Berishën nga burgu. Po protestojmë për hallet tona, se kjo qeveri është kundër halleve tona. Kam pension minimal 150 mijë lekë, kam qenë mirator. U turpëruam.
Thamë se do e bëjmë Shqipërinë si Europa, ndërsa sot nuk po e bëjmë si Maqedonia e Veriut. Fëmijët tanë kanë ikur të gjithë jashtë. Shqipëria është bërë vend izolimi dhe internimi, e ka bërë Edi Rama kështu. Rroftë Berisha. Jetën e japim, Berishën s’e japim. Do vdesim të gjithë për Berishën”, tha protestuesi.
(Arena e Lajmit)