Mosbindja civile/ I vihet zjarri gomave edhe në Tiranë, çfarë po ndodh tek ish-sheshi Shqiponja

Pas disa minutash tensioni mes deputetëve të PD-së dhe forcave të rendit te ish-sheshi Shqiponja, atje ku prej orës 17:00 po protestohet në kuadër të mosbindjes civile, duke bllokuar akset rrugore në 6 pika kryesore në të gjithë vendin, i është vënë flaka disa gomave. Gjithashtu edhe një kazan mbeturinash ka marrë flakë.

Gazetari i News24, Osman Stafa, raporton se nga protestuesit i është vënë zjarri 3-4 gomave, një akt i ngjashëm ky me protestat e përjavshme që zhvillohen para Bashkisë së Tiranës.

Policia ka ndërhyrë duke fikur zjarrin në koshat e mbeturinave, ndërsa nuk ka ndërhyrë për të shuar zjarrin e gomave.

 


Arena e Lajmit

Mosbindja civile/ I vihet zjarri gomave edhe në Tiranë, çfarë po ndodh tek ish-sheshi Shqiponja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook