Mbledhja e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ministrja Pirdeni: Reformat, prioritet kombëtar

Në Tiranë është mbajtur takimi i 18-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian-Shqipëri, me pjesëmarrjen e dhjetë deputetëve të Parlamentit Evropian.

E pranishme në takim, Ministri iShtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Znj. Adea Pirdeni, foli në emër të qeverisë shqiptare.

Ministrja Pirdeni tha se hapja e Grup-Kapitullit “Themeloret” përfaqëson një moment të rëndësishëm historik, duke shtuar se Shqipëria është plotësisht e angazhuar për t’u bashkuar me familjen evropiane.

“Rruga jonë drejt Bashkimit Evropian është më shumë se miratim i thjeshtë politikash; është një projekt kombëtar që na bashkon, një e ardhme e zgjedhur me dëshirë që qytetarët shqiptarë e mbështesin plotësisht dhe që lidh spektrin tonë politik, si pak kauza të tjera,” tha ministrja Pirdeni.

Më tej, ministrja Pirdeni u shpreh se, me marrjen e ftesës nga Parlamenti Evropian për të punuar ngushtësisht me Komisionin Evropian për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit deri në vitin 2030, Shqipëria ka treguar gatishmërinë e saj absolute për t’ju përgjigjur kësaj ftese dhe do të punojë edhe më fort për këtë qëllim, tani me hapjen e negociatave për Grup-Kapitullin e parë. Vendi ynë merret si shembull në rajon nga Bashkimi Evropian sa i takon politikës së jashtme dhe nxitjes së fqinjësisë së mirë.

“Ne jemi të sigurt se ky momentum do të na mundësojë të hapim brenda këtij viti paralelisht negociatat për Grup-Kapitullin e gjashtë mbi “Marrëdhëniet me Jashtë”.Kalendari ynë i reformave, i formësuar përmes një dialogu të pandërprerë me Komisionin Evropian dhe Shtetet Anëtare është i qartë dhe i realizueshëm, dhe ne po ecim përpara me përkushtim të plotë,” tha ministrja Pirdeni.

Ndër të tjera, Ministrja Pirdeni theksoi përkushtimin e qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit, si dhe masat konkrete që po ndërmerren në disa fusha me risk të lartë korrupsioni.

“Fokusi ynë në luftën kundër korrupsionit mbetet i palëkundur. Duke reflektuar rekomandimet nga mbledhja e fundit e Komitetit, kemi krijuar me kujdes një qasje me vizion strategjik të fokusuar tek sektorët me vulnerabilitet të lartë që janë identifikuar nga Komisioni Evropian. Gjithashtu, ne po e ndërthurim agjendën kombëtare kundër korrupsionit me ndërhyrjet teknike në kuadër të Reformës në Administratën Publike, të shtrira në të gjithë Grup-Kapitujt e legjislacionit të BE-së,” u shpreh ministrja Pirdeni.

Në fund, Ministrja Pirdeni vlerësoi miratimin e Agjendës Kombëtare të Reformave për Shqipërinë nga Komisioni Evropian vetëm një vit pas lançimit të planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke e konsideruar një shembull se “BE e mban premtimin për vendet që janë të gatshëm të ndërmarrin reforma ambicioze.”

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Mbledhja e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ministrja Pirdeni: Reformat, prioritet kombëtar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook