Do të mblidhet sot në orën 13:00 Konferenca e Kryetarëve, ku në rend dite do të jetë Prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025”.
Ndërkohë do të diskutohet edhe në lidhje me shqyrtimi i kërkesës së bashkëkryetarëve të Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Chek-up në Shëndetësi për shtyrjen e afatit të veprimtarisë së këtij komisioni.
Kuvendi njofton se në rend dite do të jenë:
1. Prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025”, nga ministri i Financave;
2. Shqyrtimi i projektkalendarit të veçantë për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025”;
3. Shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 4 nëntor – 22 nëntor 2024;
4. Shqyrtimi i kërkesës së bashkëkryetarëve të Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Chek-up në Shëndetësi për shtyrjen e afatit të veprimtarisë së këtij komisioni.