Qeveria miraton pr.ligjin, krijohet Forca Rezerviste/ Ministri Vengu jep detajet: Ish-ushtarakët mund të marrin pjesë dhe në misione. 15.5 mln euro buxhet

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu deklaroi sot miratimin e projektligjit për krijimin e Forcës Rezerviste. Vengu tha se në kuadër të detyrimeve dhe standardeve të NATO-s si dhe sfidave të reja të sigurisë ka lindur nevoja që të konsiderojmë krijimin dhe organizimin e forcës së rezervistëve.

Ai dha më tej detaje nga projektligji, i cili u jep mundësinë ushtarakëve aktivë që kanë vendosur për arsye të ndryshme të zhvillojnë karrierën e tyre në privat në funksione me teknicitet të lartëtë kthehen në FA për misione specifike, me detyrime që mund të mbulojnë dhe misione paqeruajtëse, në kuadër të NATO-s apo në rajon.

“Miratuam projektligjin për funksionimin dhe organizimin e forcës rezerviste në Republikën e Shqipërisë. Në kuadër të detyrimeve dhe standardeve të NATO-s si dhe sfidave të reja të sigurisë ka lindur nevoja që të konsiderojmë krijimin dhe organizimin e forcës së rezervistëve në RSH, kjo u jep mundësinë ushtarakëve aktivë që kanë vendosur për arsye të ndryshme të zhvillojnë karrierën e tyre në privat në funksione me teknicitet të lartë u japim mundësi nëpërmjet këtij pr.ligji të kthehen në FA për misione specifike, me detyrime gjithashtu që mund të mbulojnë dhe misione paqeruajtëse, misionet në kuadër të angazhimeve në NATO-s apo në rajon. Kjo është e rëndësishme sepse i japim mundësinë karrierës ushtarake të jetë më fleksibël. Në këtë mënyrë përmes forcës rezerviste hapim rrugën e karrierës ushtarake.
Që nga hyrja në fuqi e këtij projektligji dhe mbështetjen e parlamentit ne synojmë që fillim viti që vjen të na gjejë në hapat e para të formimit të forcës rezerviste. Kemi një mbështetje financiare të dedikuar për forcën rezerviste 15.5 mln euro për këtë forcë dhe një angazhim në vitet në vijim. Në këtë mënyrë i kthehemi standardeve të NATO-s. Kemi një instrument tjetër për t’u bërë një FA më tërheqëse. U jep mundësi FA-ve të kenë një gamë personeli më të gjerë”, deklaroi ministri Vengu.


Arena e Lajmit

Qeveria miraton pr.ligjin, krijohet Forca Rezerviste/ Ministri Vengu jep detajet: Ish-ushtarakët mund të marrin pjesë dhe në misione. 15.5 mln euro buxhet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook