Vettingu e largoi nga sistemi, Kuvendi propozon emrin e Alfred Ballës për anëtar të GJK. Emrat e 9 kandidatëve të tjerë

Në Kuvend janë depozituar emrat që kandidojnë për vakancën në Gjykatën Kushtetuese.

Në listë janë përfshirë 10 kandidatë, mes të cilëve edhe  Naureda Llagami, ish-Kryetare e KLGJ-së, dhe Nurihan Meta Seiti, ish-anëtare e KLP-së.

Por gjithashtu në listën e kandidatëve është edhe emri i Alfred Ballës, ish-Kryetarit të KLP-së, të shkarkuar pak muaj më parë me vendim të KPA-së.

Në vendimin e KPA-së thuhet se subjekti i rivlerësimit, Alfred Balla, nuk mund të emërohet si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë të

Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Në këto kushte, automatikisht, ish-Kreu i KLP-së, nuk mund të jetë kandidat as për vakancën në Kushtetuese, për shkak se është përjashtuar nga sistemi gjyqësor për një periudhë 15 vjeçare.

Lista e kandidatëve për vakancën në Kushtetuese

Klodian Rado

Alfred Balla

Eris Hysi

Gentian Zyberi

Irena Nino

Roland Ilia

Sinan Tafaj

Naureda Llagami

Nurihan Meta Seiti

Nertila Sadedini


Arena e Lajmit

Vettingu e largoi nga sistemi, Kuvendi propozon emrin e Alfred Ballës për anëtar të GJK. Emrat e 9 kandidatëve të tjerë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook