“Volkswagen” deklaron se duhet të ulë shpenzimet për shkak të…

Kompania gjermane e prodhimit të veturave “Volkswagen” ka thënë se nevojiten urgjentisht shkurtime të konsiderueshme të kostove pasi pati një rënie të madhe në të ardhurat e tremujorit të tretë.

Kompania të mërkurën është përballur me përfaqësuesit e zemëruar të punonjësve, lidhur me mundësinë e mbylljes së fabrikës së parë të prodhuesit të automjeteve në Gjermani, raporton AP.

Kompania raportoi fitim neto prej 1.58 miliardë euro për periudhën korrik-shtator, një rënie prej 64% nga 4.35 miliardë euro që fitoi një vit më parë.

Shifrat u publikuan dy ditë pasi kryetarja e sindikatës së punëtorëve të “Volkswagen” tha se menaxhmenti kishte informuar përfaqësuesit e punonjësve se dëshiron të mbyllë të paktën tri fabrika në Gjermani.

Kompania nuk i ka detajuar publikisht planet e saj.

“Volkswagen” ka bërë të ditur në fillim të shtatorit se nuk mund të përjashtojë mbylljen e fabrikave në vendin e tij, dhe duhet të heqë dorë nga një premtim për mbrojtjen e vendeve të punës që është në fuqi që nga viti 1994, e që do të ndalonte pushimet nga puna deri në vitin 2029.

Kompania ka përmendur faktorë duke përfshirë konkurrentët e rinj që hyjnë në tregjet evropiane, dhe pozitën e përkeqësuar të Gjermanisë si një vend prodhues.


Arena e Lajmit

“Volkswagen” deklaron se duhet të ulë shpenzimet për shkak të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook