Sa në rrezik është vota e emigrantëve? Gerta Meta: Duhen ndryshime në Kodin Zgjedhor, ja pse…

Vota e diasporës është diskutuar në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në News24.

Prodhimi i fletëve të votimit nis 10-12 ditë para ditës së votimit, ndërkohë për votat me postë procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit duhet të bëhet 35-40 ditë përpara ditës së votimit.

Gerta Meta, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës për Kulturë Demokratike, tha se procesi i realizimit të votës së diasporës është një propozim i pambajtur.

“Në zgjedhjet e 2021 shkruhej në Kodin Zgjedhor se do të realizohej dhe nuk u realizua, ndërsa tani në prag të zgjedhjeve të 2025, kemi një angazhim të forcave politike, për t’ua mundësuar votën shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Por ka një ngërç, një lloj mosdakordësie mes Komisionerëve të Komisionit Rregullator”, tha Meta.

Sipas saj, kjo që po ndodh me komisionerët as që diskutohet që ka lidhje me atë çfarë kanë prodhuar forcat politike.

Ajo tha se duhet që palët politike të ulen dhe të dakordësohen për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të zgjidhur ngërçin që krijohet lidhur me afatet ligjore. “Nuk shohim dritë jeshile të palëve politike për të pasur në tavolinat e tyre problematikën dhe gjetjen e zgjidhjeve”, tha Meta.


Arena e Lajmit

Sa në rrezik është vota e emigrantëve? Gerta Meta: Duhen ndryshime në Kodin Zgjedhor, ja pse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook