Nuk mund të mos ishte i lumtur trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic, pas triumfit 0-2 ndaj Skënderbeut.
“Çdo fitore është shumë e rëndësishme. Luanim me një ekip me tepër traditë. Përgëzoj lojtarët për atë që dhuruan dhe si gjithmonë shkojmë ndeshje pas ndeshje dhe nuk e mendojmë vendin e parë. Jam me mëngë të gjata dhe kur të dal me mëngë të shkurtra do të shohim pozicionin. Kishim disa mungesa. Bytyci e Rrapaj ishin të suspenduar dhe siç e dini janë shumë futbollistë të rëndësishëm për ne.
Me këtë ritëm ndeshjesh ka ngarkesë. Zeka nuk ka shfaqur formë të mirë, ndërsa Mehmeti nuk ka qënë shumë mirë dhe ka humbur 4 kile. Edhe Cara ka shfaqur shenja lodhje. Detyra ime është që t’iu jap mbështetje. Jam shumë i lumtur për ta dhe po ma kthejnë në mënyrën e duhur” tha Veselinovic.
(J.S/)