Vrasja e Licit, një kamera sigurie mund të ketë regjistruar atentatin/ Mbi 30 plumba…

Një kamera sigurie mund të ketë regjistruar atentatin që ndodhi pasditen e sotme në Shkodër, ku mbeti i vrarë Hamza Lici dhe mbeti i plagosur Arlind Bushati.

Gazetari i News24, Igli Çelmeta, duke zbardhur detaje nga atentati tha se dyshohet se atentatorët kanë vëzhguar lëvizjet e Licit dhe Bushatit, që ishin objektivë të atentatit.

Çelmeta tha se dyshohet se atentatorët kanë përdorur një automjet tip Land Rover, nga ku është qëlluar me breshëri automatike në drejtim të Licit dhe Bushatit.

Referuar të dhënave nga grupi i hetimit, ndaj automjetit ku ishte viktima dhe i plagosuri është qëlluar të paktën 30 herë.

Bushati ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa nga raportimet ka marrë një plumb në kokë, ndërkohë që Lici ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor ende nuk ka përcaktuar një pistë lidhur me ngjarjen e rëndë, ndërsa janë të njohura përplasjet mes fisit Lici dhe Bajrave.


Arena e Lajmit

Vrasja e Licit, një kamera sigurie mund të ketë regjistruar atentatin/ Mbi 30 plumba…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook