Pas barazimit ndaj Juventusit, Interi rikthehet te fitorja, teksa mposhti pastër 0-3 Empolin në Stadio Carlo Castellani (Empoli).
Gjërat u komplikuan në maksimum për vendasit pas gjysmë ore lojë, paso mbrojtësi gjeorgjian Saba Goglichidze u ndëshkua me karton të kuq.
Kampionët e Italisë zhbllokuan ndeshjen me Frattesin në minutën e 50-të. Mesfushori Fratessi dyfishoi shifrat pak më vonë, teksa u shërbye nga mënyrë perfekte nga Lautaro.
Lautaro Martinez dërgoi shifrat në 0-3, 11 minuta para fundit të kohës së rregullt. Interi shkurton në -4 diferencat me Napolin kryesues, sakaq Ardian Ismajli me shokë janë në mesin e tabelës.
(J.S/)