TIRANE
“Mirë se vjen Party 2024” u zhvillua edhe këtë vit duke mirëpritur studentët e rinj dhe duke ofruar një platformë për të njohur shërbimet dhe mundësitë e qytetit.
Ngjarja bashkoi organizatat, bizneset dhe universitetet, ndër to edhe Universitetin ‘Luarasi’, i cili ofroi informacion të vlefshëm për studentët.
Studentët patën mundësi të krijonin kontakte profesionale, për t’u integruar më lehtë në jetën e Tiranës. Ky event përqendrohet në promovimin e mundësive për të rinjtë në edukim dhe punësim.