Masakra në Shkodër/ Balliu: Nëse do ketë hetime të thelluara, del politika! Kriminelët janë eksponentë zgjedhorë. Bandat s’preken se janë pjesë e pushtetit

Në emisionin Open në News 24 u diskutua për masakrën në Shkodër, ku u vra Hamza Lici dhe u plagos rëndë Arlind Bushati. Ndërsa viktimë mbeti një kalimtare dhe u plagos një kalimtar.

Koordinatori rajonal për Tiranën në PD Klevis Balliu tha se nëse do ketë hetime të thelluara për masakrën në Shkodër, del politika. Ai tha se kriminelët janë eksponentë zgjedhorë. Sipas Balliut, bandat nuk preken se janë pjesë e pushtetit.

Klevis Balliu: Nëse do i hyjmë hetimit, del politika. Elementët si Bajrat, Avdulajt janë eksponentë zgjedhorë dhe kriminalë. Një pjesë kanë qenë në zgjedhje pranë kutive të votimit në Shkodër. Shteti është gjunjëzuar përballë krimit. Pushteti është në aleancë me krimin. Sikur FNSH të ishte në Dobraç, kjo ngjarje nuk do kishte ndodhur. Sikur policia të ishte marrë me kallëzimin që ka bërë Arlind Bushati, nuk do kishte ndodhur kjo që ka ndodhur. Sky Ecc, ku janë zbuluar elementë kriminalë, janë sjellë nga Belgjika e vende të Europës.

SPAK nxori të dhënat pas shumë vitesh, vonoi punën. SPAK për Sali Berishën, për Ilir Metën, për Belerin ka bërë punë vetëm. Pëllumb Gjokën ne e kallëzuam në SPAK, por u arrestua pasi erdhi Sky Ecc nga jashtë. Bajrat u zbuluan nga Sky Ecc. Bandat nuk preken se janë pjesë e pushtetit. Nëse bandat nuk arrestohen, atëherë nuk duan t’i prekin. Rama thoshte që hëngshin kokat e njëri-tjetrit, por po hahen edhe kokat e shqiptarëve, se po vriten edhe të pafajshëm, kalimtarë.

(d.xh-Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Masakra në Shkodër/ Balliu: Nëse do ketë hetime të thelluara, del politika! Kriminelët janë eksponentë zgjedhorë. Bandat s’preken se janë pjesë e pushtetit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook