U mor në pyetje për 2 orë, zbardhet dëshmia e Safet Bajrit në Policinë e Shkodrës pas masakrës me 3 viktima në Dobraç

“I forti” i Shkodrës, Safet Bajri ishte në mesin e 20 personave të shoqëruar pas atentatit me 3 viktima në Shkodër. Hamza Lici, Arlind Bushati dhe Flutura Basha (kalimtare e rastit) u  vranë pas të shëntave që erdhën nga një breshëri automatiku. Lici dhe Bushati u qëlluan teksa po udhëtonin me një automjet tip “Benz S Class”, ndërsa Flutura Basha si pasojë e humbjes së kontrollit të makinës nga viktimat e cila goditi motorin ku ajo po udhëtonte me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha, i plagosur rëndë.

Balkanëeb zbardh dëshminë e Safet Bajrit, një personazh i njohur për autoritetet. Mësohet se ai është mbajtur rreth 2 orë në Policinë e Shkodrës ku ka dhënë deklarime lidhur me ngjarjen.

Bajri ka thwnw se ka qenë në shtëpi me familjarët e vet dhe nuk ka asnjë lidhje me atentatin.

Sipas tij, ai është i monitoruar me kamera gjithandej në shtëpi, të cilat provojnë se gjatë kohës së vrasjes ka qenë në shtëpi.

“Kam kamera në shtëpi. Shiheni dhe vërtetojeni. Kam qenë në shtëpi për qejfin tim me familjarët e mi. Nuk kam qenë unë”, ka thënë ai para grupit hetimor”, ka thënë Bajri.


Arena e Lajmit

U mor në pyetje për 2 orë, zbardhet dëshmia e Safet Bajrit në Policinë e Shkodrës pas masakrës me 3 viktima në Dobraç

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook