Mbetjet e rrezikshme/ “Janë kontejnerë, jo kuti kartoni që t’i fshehim”, ministri Hoxha: Po krijojmë infrastrukturën që të monitorohen nga policia

Ministri Ervin Hoxha ka folur në Kuvend në lidhje me kërkesën e deputetëve Enkelejd Alibeaj, Agron Shehaj dhe Flutura Açka për zbatimin e urdhrit të prokurorisë së Durrësit për sekuestrimin e 102 kontejnerëve që ndodhen në Portin e Durrësit.

Ai u shpreh se po krijohet infrastruktura e duhur që kontejnerët të vendosen në hapësira publike ku do të monitorohen nga policia

“Urdhri i Prokurorisë ka dalë një ditë të dielë. Jemi koordinuar dhe të siguroj që nuk jemi në periudha ku urdhrat e prokurorisë nuk zbatohen. Po krijojmë infrastrukturën për vendosjen e kontejnerëve në hapësira publike ku do të monitorohen nga policia. Janë kontejnerë, jo kuti kartoni që mund t’i fshehim”, tha ai.


Arena e Lajmit

Mbetjet e rrezikshme/ “Janë kontejnerë, jo kuti kartoni që t’i fshehim”, ministri Hoxha: Po krijojmë infrastrukturën që të monitorohen nga policia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook