Ambasadori i BE kërkoi dialog urgjent, Rama ia hedh fajin opozitës: Kur duhet të vallëzosh duhen dy vetë. Zgjedhja për të vrarë veten politikisht është legjitime

TIRANË

Kryeministri Edi Rama u përgjigj pas mesazhit të ambasadorit të BE, Gonzato për dialog konstruktiv politik gjithëpërfshirës.

Rama fajësoi opozitën, duke e cilësuar si jo të gatshme për dialog. Ai theksoi se “është vetëpërjashtim absolut pa asnjë bazë faktike të lidhur me qasjen dhe qëndrimet tona”.

Sipas Ramës, zgjedhja për të vrarë veten politikisht është legjitime nuk ndalohet dot.
“Kur duhet të vallëzosh duhen dy vetë dhe nuk hidhet vallja nëse të dy nuk duan ta hedhin vallen. Kush është për dialog sot është shumë e thjeshtë, kush është i gatshëm të flasë. Kush nuk është për dialog është shumë e thjeshtë.
Nëse nuk ka gatishmëri nga të dyja anët për të folur s’ka dialog. Është vetëpërjashtim absolut pa asnjë bazë faktike të lidhur me qasjen dhe qëndrimet tona. Është zgjedhja e tyre legjitime, dhe zgjedhja për të vrarë veten politikisht është legjitime nuk ndalohet dot”, deklaroi Rama.


Arena e Lajmit

Ambasadori i BE kërkoi dialog urgjent, Rama ia hedh fajin opozitës: Kur duhet të vallëzosh duhen dy vetë. Zgjedhja për të vrarë veten politikisht është legjitime

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook