NBA/ Humbja e parë për Boston, Lakers mundet nga Cleveland, fiton sërish Oklahoma

11 ndeshje spektakolare u zhvilluan mbrëmjen e së mërkurës në NBA. Spikat padyshim humbja e parë sezonale për Boston Celtics, me kampionët në fuqi që u mundën 135-132 pas kohës shtesë nga Indiana. Sfidë spektakolare, ku për Celtics nuk mjaftuan 85 pikët e trios Brown-Tatum-White. Për Indiana, 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Mathurin me 30 pikë e Siakam me 29 pikë.

Zhgënjen edhe ekipi i Lakers, që u mund 134-110 nga Cleveland, që kryeson i vetëm renditjen në Konferencën e Lindjes me 5 fitore. Mobley me 25 pikë e Mitchell me 24 bënë diferencën në fushë për Cavaliers. Për t’u veçuar edhe koshi i parë i realizuar nga djali i Le Bron James, Bronny James JR, i cili u aktivizua pak minuta në këtë ndeshje, teksa krahas 2 pikëve, dhuroi edhe 2 asiste.

Në Perëndim, kryeson ekipi i Oklahomës, që mundi 105-93 San Antonio, duke korrur fitoren e katërt radhazi.  Skuadra e Oklahomës sikundër edhe Cleveland janë dy skuadrat e vetme që nuk e kanë provuar shijen e humbjes deri më tani në këtë nisje të sezonit të rregullt. Dort me 20 pikë, Holmgren (19) e Gilgeous-Alexander (18) ishin protagonistët për një tjetër sukses për Oklahmoan.

Sfidat e tjera të mbrëmjes prodhuan këto rezultate:

Charlotte – Toronto, 138-133

Philadelphia – Detroit, 95-105

Washington – Atlanta, 133-120

Miami – New York, 107-116

Chicago – Orlando, 102-99

Memphis – Brooklyn, 106-119

Golden State – New Orleans, 104-89

Clippers – Portland, 105-106


Arena e Lajmit

NBA/ Humbja e parë për Boston, Lakers mundet nga Cleveland, fiton sërish Oklahoma

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook