Nëna e 15-vjeçarit të plagosur ditën e djeshme nga babai në Maliq, u shpreh se i biri është shumë mirë.
Në një rrëfim ekskluziv në emisionin “me Zemër Të Hapur” në News24 të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, pretendon se gjithçka ka ndodhur në mënyrë aksidentale dhe se i biri është shumë mirë.
Sipas saj asgjë nuk ka ndodhur ndërsa kërkon që ai të kthehet në shtëpi.
“Djali është shumë mirë. Në orën 07:20 dnodhi ngjarja. Djali ishte në telefon, buri po qëllonte një mollë. E hodhi biçakun pa dashje, Djali është shumë mirë, mori një serum dhe ka dalë nga spitali. Ka vetëm një gjë të lehtë fare.
U pyetëm nga policia i thash që gjithçka ndodhi pa dashje. Dua që burri të më kthehet në shtëpi. Kemi nevojë për punën e tij sepse vetëm ai punon.
Burri i tha “Bir i babit të shkoi ora ik në shkollë”.
Ishte një gërvishtje e vogël në brinjë, babi e mban shumë gjatë telefonin në dorë”, tha ajo.