“Qeveria teknike nuk zgjidh situatën, kemi precedent”, Gjylameti: Pushteti nuk fitohet në tavolinë! Opozita po përdor forcën, por…

Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti, e ftuar rubrikën “Opinion” në News24 u shpreh se pavarësisht se opozita kërkon me ngulm qeveri teknike, një gjë e tillë nuk zgjidh situatën e krijuar, për shkak se ka precedentë të mëparshëm se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ajo u shpreh se opozita duhet të bëhet bashkë me mazhorancën sa i përket të ardhmes dhe integrimit në BE, gjë që nuk po ndodh, ndërsa ka shtuar se nuk është kënaqësi që kolegë të opozitës përdorin forcën dhe jo fjalën.

“Në 2017 kërkohej qeveri teknike dhe kushti i vetëm i PS që në përfundim të procesit zgjedhor, të ishte pranimi i rezultatit dhe bashkëpunimi i opozitës për çështje të rëndësisë kombëtare. Mbaroi gjithçka, brenda muajit nisi sërish debati.
Në 2024, përtej debateve, kemi çështje për të cilat nuk bien dakord, por duhet të dialogojmë për të ardhmen dhe integrimin në BE.
Nuk është fare e rastit kërkesa për qeveri teknike, por duhet të ulemi në tryezë, duhet të ofrohet një alternativë ndryshe. Nëse kjo alternativë është dhuna, kjo nuk është zgjidhje.
Nuk besoj që qytetarët kur votojnë hedhin votën që të ulemi në tavolinë e të ndajmë pushtetin. Pushteti nuk fitohet në tavolinë por duke qenë tek qytetarët.
Nuk është kënaqësi që kolegë të opozitës përdorin forcën dhe jo fjalën”, tha ajo.


Arena e Lajmit

“Qeveria teknike nuk zgjidh situatën, kemi precedent”, Gjylameti: Pushteti nuk fitohet në tavolinë! Opozita po përdor forcën, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook