Pavarësisht se ishte një lojtar mjaft i kërkuar, Mirlind Daku nuk u largua nga Rubin Kazan, duke zgjedhur të qëndrojë në Rusi. Për këtë temë ka folur drejtori sportiv i klubit, Konstantin Dzyuba, i cili u shpreh se për Dakun nuk arritën ofertat e duhura ekonomike.
“Daku ka pasur oferta zyrtare edhe përpara Kampionatit Europian. I kemi studiuar të gjitha. Pas Europianit, interesi u rrit. Sidoqoftë, negociatat nuk ia vlejtën, sepse shifrat e ofruara ishin të ulëta”.
“Ne jemi në bisedime të vazhdueshme me Dakun. Ai dëshiron të rritet. Eshtë djalë me parime. Ai është i kënaqur me gjithçka që kemi në klubin tonë”- tha ai.
(J.S/)