Një ditë pas masakrës së regjistruar në Shkodër ku mbetën 3 të vrarë dhe 1 tjetër është i plagosur në gjendje të rëndë për jetën, siguron një foto të një person i cili dyshohet se ka qenë së bashku me 2 viktimat, Hamza Licin dhe Arlind Bushatin.
Siç duket edhe nga fotografia ai është filmuar nga kamera amatore, i veshur me bluzë, xhaketë dhe pantallona të zeza.
Pamje kjo e cila vjen menjëherë pas atentatit të regjistruar pranë Dobraçit.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë janë shoqëruar dhjetëra persona por ende policia e Shkodrës nuk ka arritur të identifikojë autorët e kësaj ngjarje të rëndë e cila tronditi opinionin publik.