Masakra me 3 të vrarë/ Berisha akuzon Policinë e Shkodrës: Jo vetëm që nuk e mori në mbrojtje Arlind Bushatin, por as nuk denjoi të dëgjojë shpjegimet e tij

Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij nga banesa, ku ndodhet në “arrest shtëpie” ka folur për atentatin e ndodhur në Shkodër, ku u vranë 3 persona dhe një tjetër u plagos.

Berisha shprehet se narko-policia jo vetëm që nuk e mori në mbrojtje Arlind Bushatin pas denoncimit të tij për kërcënim, por as nuk denjoi që të dëgjojë shpjegimet e tij.

“Miqtë e mi, pasdite dje, tek kthehesh në shtëpi te tre fëmijët e saj, ra, humbi jetën Flutura Basha.

Bashkëshorti i saj lufton me vdekjen në shtratin e spitalit.

Dy të rinj, Hamza Liçi, Arlind Bushati, 23 dhe 33 vite, u korrën nga breshëritë e vrasësve në pritë.

Një masakër e mirëfilltë, një dramë.

Tre njerëz humbën jetën, një i katërt në gjendje të rëndë.

Viktima të pafajshme.

Tre fëmijë të familjes Basha mbetën pa nënë, por miqtë e mi, ky ishte një krim i paralajmëruar.

Kjo dramë, kjo masakër mund të ishte parandaluar dhe shmangur plotësisht.

Çifti Basha mund të kishte mbërritur mbrëmë në shtëpinë e vet dhe sot do të ishte së bashku në shtëpi me fëmijët e tyre.

Po kush mund të parandalonte këtë krim, më thoni ju mua?

Narkopolicia e Edi Ramës, që është njësh me krimin?

Jo, kurrë.

Kujtoj se jo më larg se në shtator, Arlind Bushati tek pinte kafe me shokët e vet, pa vrasësin serial që i drejtuan armën por nuk i shkrepi për t’i marrë jetën. Por çfarë bëri policia para këtij akti? Narkopolicia jo vetëm që nuk mori në mbrojtje Arlindin, por as nuk denjoi as të dëgjojë shpjegimet e tij!

Kurse vrasësi, të cilin e njeh gjithë Shkodra, as nuk u mor në pyetje, as nuk u thirr, as nuk iu kontrolluar shtëpia, sepse vrasjet, masakrat dhe terrori janë mjetet me të cilat Edi Rama kërkon të sundojë dhe tmerrojë Shkodrën, ashtu siç mori mandatin e bashkisë, kërkon të marrë mandatin e deputetit”, tha Berisha.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Masakra me 3 të vrarë/ Berisha akuzon Policinë e Shkodrës: Jo vetëm që nuk e mori në mbrojtje Arlind Bushatin, por as nuk denjoi të dëgjojë shpjegimet e tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook